Mustafa: Kompensimi i dameve të luftës ka me u diskutu n’Bruksel

isakuvendi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka ba të ditun se çashtja e kompensimit të dameve të luftës të shkaktueme nga Serbia do të diskutohet në bisedimet e Brukselit.

Mustafa tha se në bisedimet e Vjenës janë ba vlerësime në mënyrë të detajueme në lidhje me plaçkitjen e pensioneve dhe kursimeve bankare.

Por simbas tij nuk ka të dhana të sakta në lidhje me damet e tjera të luftës.

Ai tha se në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, nga pala kosovare asht paralajmëru edhe çashtja e kompensimit të dameve të luftës.

“Kjo asht prej temave që e ka peshën ma të madhe, do të kerkojmë kompensime dhe të bahet në suaza të konventave nderkombëtare”, tha Mustafa, tue ju përgjigj në pyetjet parlamentare të deputetëve.