Mustafa: Kosova e përkushtueme me permbushë kriterin e fundit për vizat!

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thanë se Kosova asht e përkushtueme me permbushë kriterin e fundit për vizat e që asht Demarkacioni i kufinit me Malin e Zi.

Kreu i ekzekutivit mbas nji takimi njoftues që pati sot me shefen e Zyrës së BE’s në Kosovë, Natalia Apostolova potencoi se Kosova asht e përkushtueme edhe në dialogun me Serbinë.

Kreu i Qeverisë bani me dije se ka ftue BE’n me i ba presion Serbisë, sepse simbas tij ata po bajnë zvarritje në këtë proces.

Kurse e dërguemja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Nataliya Apostolova ka theksue se Kosova asht nalt në agjendën e BE’s.