Mustafa: Kosova nuk ka humbë territor

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se mosratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi rrezikon vendin ma shumë sesa liberalizimi i vizave. Në intervistën dhanë “Zërit” ai thotë se Kosova ka me u kthye mbrapa në të gjitha segmentet integruese dhe shtetformuese, tue përfshi edhe formimin e FAK’ut dhe integrimin në BE. Për këtë çashtje kryeministri thotë se Kosova nuk ka humbë territor, por opozita ka krijue qëllimisht “mjegull”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, asht i bindun se mosratifikimi i Demarkacionit në Kuvend rrezikon jo veç lëvizjen pa viza, por edhe proceset që lidhen me sovranitetin, transformimin e FSK’s në Forcë të Armatosun, si dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE.

Gjatë nji interviste të gjatë për “Zërin”, Mustafa konsideron kauzë për përfitime elektorale qëndrimin e opozitës karshi kësaj çashtje dhe thotë se opozita nuk po arrin me dëshmue se kujt i humbën mbi 8000 hektarë tokë, ndërkohë që territori i Kosovës dhe i komunës së Pejës janë të plota.