Mustafa: Kosova perkundër gazit e mollotovit, qe çka bani

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Nacional për Zhvillim Ekonomik, ka thanë se që nga marrja e mandatit në krye të qeverisë, asht perballë me pengesa të shkaktueme nga opozita.

Simbas tij, përkundër pengesave për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionit kufitar me Malin e Zi, nuk e ka lanë asnjiherë mbrapa zhvillimin ekonomik.

“Përkundër këtyne sfidave, përballjes me gaz lotsjellës e mollotov, kemi pasë rritje ekonomike”, tha Mustafa, tue përmend rend t’arritunat e Kosovës.

Kreu i egzekutivit të vendit, tha se qeveria që ai drejton ka ba disa reforma si dhe ka nënshkrue edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të njohun si MSA’n.