Mustafa: Kosova po e thellon bashkëpunimin me NATO’n

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Zavendësndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-‘s për Operacione, John Manza.

Kryeministri Mustafa dhe Manza kanë bisedue për procesin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet NATO’s dhe Kosovës, si dhe për zhvillimet tjera aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Në këtë kontekst, Kryeministri Mustafa theksoi rolin e randësishëm si dhe besimin që gëzon KFOR’i në Kosovë.