Mustafa: Kriminelët dhe tradhtarët nuk duhet me u ba pjesë e fjalorit tonë

Kryeministri i Kosovës, njiherit kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklarue se në proceset që po kalon Kosova, si LDK ka me ndërtue ura bashkëpunimi në mes pozitës dhe opozitës, mbasi ka kalue koha e tradhtarëve, dhe ajo periudhë nuk na ka sjellë asgja.

“Në ballafaqimin tonë me këto sfida, kemi me ndërtue ura bashkëpunimi me pozitën e opozitën, ka kalue koha e tradhtarëve, dhe ajo periudhë nuk na ka sjellë asgja. Kriminelët dhe tradhtarët nuk duhet me u ba pjesë e fjalorit tonë”, ka thanë Mustafa.

Kosova si shtet i ri, ndihet pjesë e BE’s, kurse LDK angazhohet për përmbushjen e kritereve që të bahet integrimi i Kosovës në BE.

“Programi qeverisës, si shtyllë kryesore e ka zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, arsimin, shëndetësinë bashkëkohore”, ka thanë Mustafa.