Mustafa: Kushtet për viza janë plotësue, përveç Demarkacionit!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së qeverisë, ka thanë se Kosova i ka përmbush krejt kriteret e nevojshme për liberalizmin e vizave, përveç ratifikimit të projektligjit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Kemi konstatue se Kosova ka përmbush të gjitha kushtet për liberalizim të vizave. Ka mbetë vetëm demarkacioni. Kemi konstatue që qeveria i ka përmbush të gjitha detyrimet e saj sa i përket kësaj çashtjeje”, ka thanë Mustafa

Kryeministri tha se së bashku me komisarin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn, kanë lansue agjendën europiane.

Ai tha se Raporti i Progresit për Kosovën ishte pozitiv në disa fusha me randësi, si lufta kundër krimit e korrupcionit.

“Na gëzon fakti që asht dhanë nji vlerësim i mirë sa i përket shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupcionit”, tha Mustafa.