Mustafa: LDK nuk e njeh ma Donika Gërvallën si kryetare të LDK në Gjermani

isamustafa

Kryeministri, njiherish lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në Kuvendin e Punës së LDK, ka fole për Kryetaren e kësaj partie në Gjermani, Donika Gërvalla.

Ai tha se kane me u mbajte zgjedhje të reja për degën e LDK’s në Gjermani dhe Zvicër, dhe se Gërvalla s’asht ma e lejueme me hy mbrenda mbasi nuk njihet ma si kryetare.

Simbas tij, nji komision i LDK’s ka gjete se atje ka pase parregullsi në zgjedhjen e saj si kryetare e degës, “prandaj janë të domosdoshme zgjedhjet për këtë post”.

Gërvalla nuk u lejue sot me hy në punimet e këtij Kuvendi, por ajo ishte largue me forcë edhe javën e kalueme në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’s.