Mustafa: Liberalizimi i vizave – perspektive e pakthyeshme eurointegruese e Kosovës

mustafa4.jpg

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, e ka pranuar sot nga shefi i Zyrës së BE në Kosovë/përfaqësues Special i BE, Samuel Zhbogar rekomandimin e Komisionit Europian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, thuhet në nji njoftim nga zyra për informim e Kryeministrit.

Kryeministri Mustafa tha se kjo është një ditë e madhe për Kosovën dhe për qytetarët e saj.

Rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është një vendim me rëndësi shumëdimensionale për vendin tonë. Republika e Kosovës ka bërë një hap tjetër shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, ndërkaq për qytetarët dhe shtetin tonë tashmë është hapur një perspektivë shumë e fuqishme politike, ekonomike dhe demokratike”, tha Kryeministri.

mustafa

Qysh thuhet në njoftim, Kryeministri Mustafa, tha se arritja e këtij suksesi kulmor asht rezultat i përkushtimit të qytetarëve, i punës së madhe të të institucioneve dhe i përkrahjes së parezervë të partnerëve ndërkombëtarë.

Kosova i plotësoi kushtet që qytetarët e saj sikurse edhe qytetarët e tjerë të këtij kontinenti të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Institucionet e Bashkimit Evropian përkundër ashpërsimit të kritereve vendosen sipas meritës për Kosovën sot.
Kryeministri Mustafa tha se liberalizmi i vizave dëshmon në vepër perspektiven e pakthyeshme eurointegruese të Kosovës dhe është një konfirmim i madh për qytetarët optimistë të Kosovës dhe mesazh po ashtu i qartë për ndonjë pesimist të izoluar brenda dhe jashtë saj.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka shprehur përkushtimin e Kosovës që t’i përmbahet në mënyrë strikte të gjitha rregullave të Bashkimit Evropian në këtë proces.
Duke respektuar pa asnjë ekuivok, çdo pikë dhe çdo rregull të këtij procesi, ne do t’ia hapim vetes rrugën e ecjes më tutje në rrugën evropiane”, thuhet në njoftim.

mustafa1 mustafa2

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar, tha se kjo asht nji prej ditëve që kujtohen gjithmonë.

E përgëzoj popullin e Kosovës për këtë të arritur. Duke qenë në Kosovë që kur ka filluar procesi i liberalizimit të vizave në vitin 2012, ndaj ndjenjën e satisfaksionit dhe përmbushjes. Tani varet nga shtetet anëtare të BE-së, përkatësisht nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, që të vendosin për afatet kohore të heqjes së vizave. Ne shpresojmë se kjo do të ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Zbogar.

Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku, uroi tane qytetarët e Republikës së Kosovës për propozimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave tue thane se me këtë vendim Komisioni Europian vulosi përpjekjet e Qeverive të Kosovës se për ma shumë se katër vjet përmbushen me sukses kriteret e procesit.

Vendimi i sotëm i Komisionit Evropian është fillimi i hapjes së dyerve të Bashkimit Evropian për popullin e shtetit më proevropian. Ky veprim sinjalizon përfundimin e izolimit të evropianëve të rinj dhe trajtimin e tyre të barabartë me të gjithë popujt e rajonit. Rekomandimi i sotëm është vendimtar në mundësimin e udhëtimit pa viza në vendet e zonës Schengen për qytetarët e Kosovës. Tani që procedura e vendimmarrjes është nisur, ne do të dinamizojmë edhe më shumë punën me Parlamentin Evropian dhe me shtetet anëtare të BE-së në mënyrë që vendimi përfundimtar pozitiv të merret sa më shpejtë. Besoj fuqishëm se kjo do të ndodhë shpejtë, dhe vendimi i Komisionit sot vetëm më përforcon bindjen se lëvizja e qytetarëve pa viza do të bëhet këtë vit”, tha Çollaku.

mustafa3