Mustafa: Lufta kundër korrupcionit, kyçe për investimet nga jashtë!

 Lufta kundër korrupcionit asht faktor kyç për investitorët e jashtëm, ka thanë Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa në tryezën me gratë në biznis me temën “Roli i Kooperativave në zhvillimin e bizneseve”, organizue nga Forumi i Grues i LDK’s që asht tue u mbajt në kryeqytet, shkruen Ekonomia Online.

Mustafa ka thanë se kemi legjislacionin në harmoni me BE’n dhe nuk do të kemi problem për bashkëpunimin me shtetet e BE’s.

“Qasja në treg vazhdon të jetë problem për fermerët qasja në burimet e financimit sepse kushtet e kreditimit janë të pabarabarta të fermerëve tanë me ata të BE’s. Problem tjetër asht përpunimi i landëve bujqësore, mungesa e depove për ruejtjen e këtyne prodhimeve”, asht shpreh Mustafa.