Mustafa: Mali i Zi në NATO, lajm pozitiv për rajonin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në Facebook ka shkrue se nënshkrimi i protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, përban nji lajm të mirë për rajonin.

Kryeministri ka thanë se Kosova i gezohet kësaj të arritune të Malit të Zi.
Ky asht postimi i Mustafës:
Nënshkrimi i Protokollit për anëtarësim në NATO nga Mali i Zi përbën një lajm pozitiv për rajonin.

Republika e Kosovës i gëzohet dhe uron Malin e Zi për këtë arritje duke shprehur përkushtimin e plotë nga ana jonë për të qenë pjesë e NATO-s.

Po ashtu, Republika e Kosovës rikonfirmon raportet e mira dhe miqësore me Malin e Zi të cilin e konsideron si partner rajonal në të gjitha proceset integruese euroatlantike.