Mustafa: Me Haradinajn shihemi mbas zgjedhjeve të reja

Kryeministri Isa Mustafa, i asht kthye sot turit të tij nëpër komuna, tu’ vizitue Klinën dhe Rugovën, si dhe disa prej bizniseve ma të mëdha në këto zona.

I pyetun për mundësinë e koalicioneve të reja qeverisëse, ai tha se LDK nuk asht e hapun për me iu kthye koalicionit me Aleancën për Ardhmëninë e Kosovës.

Mbas takimit me kryetarin e Klinës, Sokol Bashota, Kryeministri premtoi përkrahjen e Qeverisë për zhvillimin e bujqësisë dhe infrastrukturës. Vëmendja e Mustafës ishte e përqendrueme sidomos në rregullimin e shtretënve të lumejve, meqë në Klinë gërshetohen disa lumej, e prandaj ai shoqnohej nga Minsitri i Mjedisit.

Edhe për kryetarin e Klinës, vizita të tilla janë inkurajim për punën e kryeme në këtë komunë.

Ma tej, Kryeministri vizitoi disa biznise të zonës.