Mustafa: Me qytetarët kemi m’i denue me votë kapësit e shtetit

Kryetari i LDK, Isa Mustafa, ka premtue nji fushatë të drejtë dhe të sinqertë nga kjo parti për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ai ka thanë që së bashku me qytetarin kanë m’i dënue me votë kapësit e shtetit.

Statusi i Mustafës:

Qytetarë të nderuar të Kosovës sot po fillojmë fushatën zgjedhore pë komuna, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë në ora 17:00.

Po fillojmë së bashku një rrugëtim të ri për t’i dhënë juve një standart të ri jete. Koha ka ardhur që ju të vendosni për rrugën tuaj, kopshtet e shkollën e fëmijëve tuaj. Atdhe tjetër nuk kemi, këtij duhet t’i japim shpresën tonë. Në emrin tim dhe të Lidhjës Demokratike të Kosovës iu premtojmë fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale, të drejt, të sinqertë e demokratike. Ne do ndjekim shpresën dhe qellimet tuaja.Së bashku do ta denojmë me votë kapjen dhe kapësit e shpresës tuaj.#LidhjaPoVjen