Mustafa: Mos të humbim kohë tue u marrë me tema inegzistente rreth komunave të reja

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka reague mbas protestës së opozitës për themelimimin e komunës së Prilluzhës, tue thane se Qeveria asht e fokusueme në zhvillim ekonomik dhe jo në themelimin e komunave.

Ai ka rekomandue që askush mos të merret me tema inegzistente rreth komunave të reja, por me shfrytëzue kohën dhe energjinë për zhvillim, punësim dhe prosperitet.

Qe postimi i plotë në Facebook:

Qeveria është e fokusuar në realizimin e programit ekonomik, në krijimin e kushteve për hapjen e fabrikave të reja, për vende të reja pune, për zhvillim ekonomik.
Jo për themelimin e komunave të reja. Prandaj, të mos humbim kohë duke u marrë me tema inekzistente rreth komunave të reja, por të shfrytëzojmë kohën dhe energjinë për zhvillim, punësim dhe prosperitet.