Mustafa në Bruksel: Kosova e përkushtueme n’rrugën integruese europiane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë.

Zyra e Kryeministrit njofton se Mustafa në fjalën e tij hymëse tha se ky takim ka randësi të madhe në rrugën europiane të Kosovës.

Kryeministri Mustafa foli edhe për randësinë e MSA’s, tue u shpreh në përkushtimin e Kosovës për implementimin edhe ndërmarrjen e reformave si dhe për intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit me BE’n.

“Kosova nuk ka kerkue dhe nuk kërkon rrugë të shkurtë drejt BE’s por kerkon mundësinë e barabartë si krejt shtetet e Ballkanit Perëndimor, për me realizue vizionin për nji t’ardhme në Bashkimin Europian”, tha kryeministri Mustafa, tue theksue edhe randësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ma tej, gjatë takimit janë trajtue çashtjet që lidhen me implementimin e deritashëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe për proceset dhe zhvillimet tjera të randësishme në Kosovë dhe në raport me integrimet europiane.

Delegacioni i Kosovës i udhëhequn nga kryeministri Mustafa, perbahet nga ministrat Enver Hoxhaj, Abdullah Hoti, Skender Hyseni, Hykmete Bajrami dhe zavendësministrja Anila Statovci.

Takimi u kryesue nga përfaqësuesja e naltë e BE’s për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ndërkaq pjesë e delegacionit të BE’s asht edhe komisioneri për Politika të Fqijësisë dhe Negociata të Zgjanimit, Johannes Hahn dhe përfaqësues të tjerë të naltë të institucioneve të Bashkimit Europian.

Po ashtu, ma herët asht nënshkrue Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE’s për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE’s, nga ministri Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e naltë, Federica Mogherini.

 

4-mustafa

 

2-mustafaa

 

1-mustafa