Mustafa në festimet e 40-vjetorit të Partive Popullore Europiane

LDK asht krenare që ban pjesë në familjen e Partive Popullore Europiane.

Kështu ka shkrue Kryeministri Isa Mustafa, njiherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në profilin e tij në Twitter, në lidhje me pjesmarrjen e tij në festimet e sotme të 40-vjetorit të themelimit të Partive Popullore Europiane, në Luksemburg.

Në këtë Samit, ku ishin të pranishëm shumë liderë të vendeve të Bashkimit Europian, Kryeministri Mustafa pati rastin me u takue me disa prej tyne, derisa mori pjesë edhe në ceremoninë festive.

Të pranishmëve në ceremoninë zyrtare iu drejtuen kancelarja gjermane Angela Merkel, President i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, President i Këshillit Europian Donald Tusk, Presidenti i Partive Popullore Europiane Joseph Daul, si dhe disa përfaqësues të tjerë të naltë të PPE’s.

Partia Popullore Europiane asht themelue në Luksemburg, me 8 Korrik të vitit 1976, e aktualisht ajo drejtohet nga politikani francez Joseph Daul.

Kësaj partie të djathtë europiane i përkasin liderët e 8 nga 28 vendet e Bashkimit Europian.

Partia Popullore Europiane ka 28 anëtare me të drejta të plota, ku ban pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipnisë, 4 anëtarë të asocuuem, ku ban pjesë edhe partia e ish-Kryeministrit Nikola Gruevski të Maqedonisë, 11 vende me statusin e vëzhguesit, ku ban pjesë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e Kryeministrit Isa Mustafa.

Megjithatë, LDK asht e vetmja parti politike në Kosovë që ban pjesë në nji grupim politik ndërkombëtar, sepse asnji parti tjetër në vendin tonë, madje as PDK e themelueme nga Hashim Thaçi, nuk asht anëtare e asnji grupi politik europian e as botnor.