Mustafa në New York takoi Kerryn dhe shumë lidera tjerë shtetesh!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qendrimit në selinë e Kombeve të Bashkueme në New Jork, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, zhvilloi nji takim të shkurtë me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, John Kerry.

Kryeministri Isa Mustafa, i shoqnuem nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë bisedës e falënderoi sekretarin Kerry për përkrahjen dhe përkushtimin e SHBA’ve për Kosovën, si dhe diskutuen për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

Simbas nji komunikate të Qeverisë së Kosovës, gjatë vizitës në New York, kryeministri Isa Mustafa ka zhvillue takime me drejtues të shumë shteteve anëtare të Kombeve të Bashkueme, tue perfshi disa shtete që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e pamvarësisë së Kosovës.

Mustafa ka takue edhe Sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, tue kërkue mbështetje të matejme për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Nji takim të posaçëm, kryeministri Isa Mustafa e ka zhvillue me shefen egzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Dana Hyde.

Kryeministri Isa Mustafa ka zhvillue takime të ndame edhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, me ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, me ambasadorin amerikan, Frank Wisner dhe përfaqësues të naltë shtetnorë të disa vendeve anëtare të Kombeve të Bashkueme.