Mustafa në takim me menaxherin e Bankës Botnore: Kosova po rritet ekonomikisht

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim menaxherin e Bankës Botnore në Kosovë, Marco Mantovanelli.

Ky i fundit ka përmendë mundësitë që Banka Botnore të përkrah projektet energjetike, projektet për rritje ekonomike të qëndrueshme, për krijimin e vendeve të punës për të rijtë dhe gratë, projektet në bujqësi, në infrastrukturë, teknologji informative, e fusha të tjera.

Gjatë takimit, u bisedue për progresin që asht arritë në Kosovë si dhe për projektet e përbashkëta për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kryeministri Mustafa foli për prioritetet e Qeverisë tue theksue projektet në energjetikë, në bujqësi, në zgjanimin e sistemit të ujitjes, pregaditjen dhe punësimin e të rijve në tregun e punës, efiçiencën në energjetikë si dhe reformat që po ndërmerren në fuqizimin e sektorit privat.

Simbas nji komunikate te Qeverisë, kryeministri, tue e falënderue për përkrahjen e deritashme të Bankës Botnore, theksoi angazhimin e Qeverisë në investimet kapitale, në arsim, në shëndetësi e fusha të tjera të jetës, në kuadër të zhvillimit ekonomik të vendit.