Mustafa ngushëlloi Merkelin: Kosovarët janë të pikëlluem nga akti barbar!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka shpreh ngushëllime familjarëve të vdekunve si dhe popullit e Qeverisë Gjermane, mbas akteve vdekjeprumëse në Munih.

“Jemi të shokuem nga ngjarjet që ndodhën nga sulmi i mbramshëm vdekjeprunës në Munih. Qytetarët e Kosovës janë thellësisht të prekun dhe të pikëlluem nga ky akt barbar që la të vdekun shumë njerëz të pafajshëm. Ngushëllimet ma të sinqerta familjarëve të viktimave dhe lutemi për shërimin e të plagosunve”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka shpreh solidaritetin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës me popullin dhe Qeverinë Gjermane, në këto momente të vështira.