Mustafa n’Holandë, mori përkrahjen e EPP’s për proceset europiane!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qendrimit në Holandë ku ka me marrë pjesë në samitin e liderave të shteteve dhe partive anëtare të Partisë Popullore Europiane (EPP), u takue sot me nikoqirin e kësaj ngjarje të randësishme europiane, presidentin e EPP’s, Joseph Daul.

Simbas nji njoftimi, gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe presidenti Daul kanë bisedue për zhvillimet pozitive në Kosovë si dhe për përkrahjen e matejme të EPP’s për proceset eurointegruese të Kosovës dhe ma gjanë.

Mbasi e njoftoi për progresin që po arrihet në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të punës dhe në fuqizimin e shtetit, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për proceset eurointegruese, thuhet në njoftim.

Ma tej shtohet se kryeministri Isa Mustafa, tue e falënderue për përkrahjen vendimtare të EPP’s dhe të presidentit Daul për Kosovën në fazat e deritashme, kërkoi mbështetjen e familjes së madhe të EPP’s për proceset eurointegruese të Kosovës.

“Presidenti i EPP’s, Joseph Daul, theksoi vlerësimin e tij për progresin e arritun dhe punën e përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e matejmë të proceseve demokratike e zhvillimore në Kosovë.

Presidenti Daul, po ashtu, shprehu përkrahjen e tij dhe të EPP’s për proceset europiane, zhvillimin ekonomik dhe proceset e tjera në Kosovë”.

Samiti i liderave të shteteve dhe të qeverive, si dhe drejtuesve të partive opozitare anëtare të familjes së Partive Popullore Europiane (EPP), ka me u zhvillue sot në Mastriht të Holandës.