Mustafa n’Paris, merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perendimor

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtue për në Paris ku ka me marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor. 

Të Hanën, kryeministri Mustafa ka me marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku kanë me qenë të pranishëm presidenti francez Francois Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel, kancelari austriak Christian Kern, kryeministri italian Matteo Renzi, zavendëspresidentja e KE’së, njiherit përfaqësuese e naltë e BE’s për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Në samitin e tretë që zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, kanë me qenë të pranishëm kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Isa Mustafa kryeministër i Kosovës, Edi Rama kryeministër i Shqipnisë, Miro Cerar kryeministër i Sllovenisë, Tihomir Oreskovic kryeministër i Kroacisë, Milo Djukanovic, kryeministër i Malit të Zi, Emil Dimitrev kryeministër i Maqedonisë, Denis Zvizdic kryeministër i Bosnjës dhe Hercegovinës si dhe kryeministri serb, Aleksandar Vucic.

Gjatë punimeve të Samitit ka me u ba vlerësimi i progresit të arritun në projektet e deritashme si dhe pritet të iniciohen projekte të reja.

Temë e Samitit ka me qenë edhe avancimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve në rajon, fuqizimi i ekonomisë dhe bashkëpunimi ndërmjet të rijve.

Gjatë Samitit të Parisit, kryeministri Mustafa ka me u takue me drejtuesit e shteteve të BE’s si dhe homologët nga vendet e rajonit.