Mustafa n’seminarin e NATO’s: Kend e fajëson për punën e Qeverisë!

Kryeministri Isa Mustafa po merr pjesë në Seminarin e NATO’s në Prishtinë, ku ka folë ndër të tjera edhe për Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave serbe.
Mustafa deklaroi se si pasojë e Demarkacionit dhe veprimeve të dhunshme, tue aludue në opozitën, asht pengue puna e Qeverisë.

Kryeministri ka thanë se Qeveria asht e bindun se vija kufitare asht shenue që asht kufizue ma parë krahina e Kosovës me Malin e Zi dhe “jemi të sigurt që s’kemi humb asnji centimetër tokë, ndërkaq opozita pretendon se kemi humb rreth 8 mijë e 200 hektarë tokë”.

Mustafa ka shtue se Asociacioni ka me u themelue në bazë të marrëveshjes dhe mendimit të Gjykatës Kushtetuese.