Mustafa: Nuk kam kërcënue asnji gazetar

Ky ishte reagimi i Kryeministrit, Isa Mustafa mbas akuzave për kërcenim ndaj gazetarit, i cili dje raportoi se vllau i tij asht largue nga vendi nëpërmjet rrugëve ilegale.
Por Mustafa refuzoi me u përgjigjë nëse e ka telefonue apo jo gazetarin.
Mirëpo ndryshe thotë vetë gazetari Vehbi Kajzati, i cili nuk e mohon kërcënimin që i ka ba vetë Kryeministri.
Në intervsitë për emisionin e mëngjesit “Urban n’Rrokum”, Kajtazi paralajmëroi se nëse Kryeministri nuk i kërkon falje, ai ka me e denoncue në Polici.
E në bazë të nji postimi, ai konfirmoi se e kreu këtë denoncim.
Sapo kam denoncue në Polici, Kryeministrin e Kosovës, z. Isa Mustafa për kërcënim ndaj meje. Rastin po e hetojnë hetuesit e Krimeve të Randa në Policinë e Kosovës. Pres prej Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës që me veprue me të njajtat standarde si në rastin e Alban Morinës, i cili ishte arrestue, akuzue, gjyku’ e dënue mbrenda dy ditësh për shkak të nji kërcënimi në Facebook që i bani djalit të Kryeministrit, Besnik Mustafës dhe ministrit Arban Abrashi, shkruejti ai.
Gazetari pretendon se posedon prova nga telefonata kërcënuese.
E për rastin në fjalë, dje reagoi edhe AGK, simbas së cilës Kryeministri duhet me kërkue falje dhe me qenë shembull për lirinë e shprehjes.