Mustafa: OSHP s’e rrezikon liberalizimin. Zgjedhja mbrenda javes!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thanë se deshtimi i djeshëm i Kuvendit të Kosovës që të votojë emnimin e anëtarëve të OSHP’s nuk do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave.

“Mendoj se nuk rrezikohet liberalizimi i vizave, se s’ka asnji arsye. Na i kemi plotësu të gjitha kriteret. Sa i përket OSHP’s dhe sistemit të Prokurorimit mund të them se vitin e kaluem kemi kompletu Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, kemi ndryshu ligjin mbi prokurorimin, kemi kalu nga ky vit në prokurorimin elektronik dhe i kemi përcaktu edhe fazat e zbatimit të prokurorimit elektronik në të gjitha agjencionet qendrore. Ndërkaq nga viti ardhshëm, këtë do ta bajmë edhe në pushtetin lokal”, ka thanë Mustafa, gjatë nji vizite që i ka ba kompanisë për prodhimin e langjeve, “Frutex” në Rahovec.

Simbas tij, çashtja e zgjedhjes së anëtarëve të OSHP’s asht çashtje praktike e cila si ka thanë ai “nëse nuk asht kry dje, kryhet për nji javë”.

Simbas tij, asht me randësi asht që me ligj ky organ të jetë i pamvarun dhe profesional”, ka thanë ma tej kryeministri Mustafa.