Mustafa: Pamjet me gaz lotsjellës në lajmet botnore krahas atyne nga Siria, Ukraina, Iraku e vendeve tjera

Kryeministri ISa Mustafa ka shkrue ne Facebook lidhun me ngjarjet botnore qe po ndodhin aktualisht. Ai keto ngjarje i ka krahasue edhe me veprimet e opozites, qe simbas tij nxajn vend ne lajmet botnore krahas luftave qe po bahen ne Siri, Irak, Ukraine e vende tjera, raporton Rrokum.TV.

Statusi i plote i Kryeministrit:

Miq të nderuar,

Bota po kalon një periudhë të luftërave dhe krizave shumë shqetësuese. Omran Daqneesh, një djalosh katërvjeçar sirian i nxjerrë nga rrënojat e bombardimeve, këto ditë ishte pamja tragjike e botës së sotme. Janë miliona refugjatë nga Siria, Iraku, Afganistani, Libia. Sulmet ruse në Ukrainë dhe pushtimi i Krimesë- një vendi Sovran. Aktet terroriste në Francë, Belgjikë, Turqi. Tentim grushtshteti në Turqi me shumë viktima në njerëz. Nuk janë këto vetëm lajme dhe pamje të rënda, por janë realiteti në të cilin po jetojmë.
Edhe realiteti ynë për një kohë të gjatë, për fat të keq, zë lajmet botërore me gazin lotsjellës në Sallën e Parlamentit, me sulmet me shishe molotovi dhe gurë në ndërtesat qeveritare e shtëpi private, me hedhje të bombave në shtëpi private dhe Televizionin ppublik, me gjuajtje me armë të rënda në ndërtesën e Parlamentit, por edhe me pamjet nga selia e VV e mbushur me maska, shishe molotovi, sfera të qelqta dhe objekte tjera të rrezikshme. Të çdoditshme janë kërcënimet e njerëzve nga opozita se do të veprojnë dhunshëm nëse vazhdohet me procese demokratike të shtetndërtimit të vendit tonë. Në krejt këtë situatë po e shohim se edhe njerëzit tanë po e sulmojnë shtetin e tyre, por nuk duhet të kemi iluzione se edhe dikush tjetër s’mund të shfrytëzojë këto kërcënime.
Nëse jo të tjerët, Kosova ka të freskët kujtesën për shumë e shumë fëmijë tanë, moshatarë të Omranit, për një milion të përzënë nga shtëpitë e tyre. Për shkatërrimet e pronave dhe shtëpive, për dhunimet, masakrimet e popullatës civile.
E kemi të freskët edhe kujtesën për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar për të na shpëtuar nga gjenocidi dhe zhbërja. Kosova e ka përjetuar tmerrin e dhunës dhe nuk përkrah dhunën. Kosova ka pasur fatin që në momentet më të vështira i kanë dalë në krah SHBA-të dhe komuniteti ndërkombëtar. Këtë fat nuk do ta kemi përherë. Prandaj, askush nuk ka nevojë të matë patkoin e atij që nuk i bie për këmbe. Trimat nuk janë për të kërcënuar vendin e tyre, por për t’i dalë në krah këtij vendi. IM