Mustafa paralajmëron formimin e FAK-ut, serbët s’dinë gja

isamustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmërue që shumë shpejt ka me themelue edhe Forcën e Armatosun të Kosovës, ndonëse nuk ka ba të ditun nëse asht marrë vesh me përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës.
“Po punojmë për krijimin e ushtrisë së Kosovës që ka me qenë ushtri e nivelit europian dhe e pranueme në NATO”, kishte thanë ditë ma parë kryeministri Mustafa.

Por, ndryshe mendojnë përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët thonë se ende askush nuk ka bisedue me ta rreth formimit të Forcave të Armatosuna të Kosovës. Bile, i quejnë joserioze deklaratat e politikanëve, se shpejt ka me ndodhë formimi i FAK-ut, përderisa nuk ka asnji bisedë serioze rreth kësaj çashtje me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, në Kuvend.

Ushtria e Kosovës ka me u formue

Edhe zavendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, asht i bindun në themelimin e Forcave të Armatosuna të Kosovës. Ai i ka thanë gazetës “Zëri”, se megjithatë, për këtë duhet me u marrë vesh me deputetët e komuniteteve në Kuvendin e Kosovës. “Ushtria e Kosovës ka me u formue në këtë apo atë mënyrë. Se kur ka me ndodhë kjo, asht vështirë me thanë, mbasi që për nji çashtje të tillë, duhet me u marrë vesh edhe me deputetët nga komunitetet. Unë besoj se në këtë çashtje kemi me pas konsensus të përgjithshëm nga tana forcat politike shqiptare”, ka thanë Gecaj, tue shtue se, ende nuk ka asgja konkrete rreth qëndrimit të Listës Serbe nëse ka me përkrahë themelimin e FAK-ut apo jo.