Mustafa: Për Trepçën nuk bisedojmë me Serbinë

Kështu deklaroi Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në nji konferencë të mbajtun për media, mbas mbledhjes së Qeverisë ku njoftoi se asht formu komisioni për hartimin e Projektligjit për Trepçën.
E 30 minuta ma herët, në mbledhjen e Qeverisë u themelue Komisioni për hartimin e projektligjit për Trepçën, i kryesuem nga Ministri i Ekonomisë, Blerand Stavileci e i përbamë nga anëtarët Hajredin Kuçi, Lubomir Maric, Ahmet Tmava, Petrit Gashi, Ranko Djuric, si dhe disa të tjerë.
Mirëpo edhe pse në përbamje të Komisionit ishin disa përfaqësues të komunitetit serb, ky projekt-propozim mori 3 vota kundër nga ministrat serbë.