Mustafa: Për Trepçën vendos Kosova e jo Brukseli

Deklarimet e Kryeministrit Serbë, Aleksandar Vucic se për kombinatin Trepça ka me insistue për me u bisedue në Bruksel dhe se atë kanë me e ruejtë si pronë të vetën, Kryeministri Isa Mustafa, i quejti sot si të parandësishme dhe të kota.

Ai tha se janë institucionet e Kosovës ata që vendosin për fatin e Trepçës.
Tue folë mbas vizitës në Telekomin e Kosovës, Kryeministri nuk dha asnji afat për ri-privatizimin e kompanisë publike.

Ndërsa kryeshefi egzekutiv i PTK’s, Agron Mustafa tregoi arsyen e kësaj vizite.
Prej disa ditësh, Kryeministri ka nisë nji tur vizitash në kompanitë publike e private, si dhe në komunat e vendit.