Mustafa: Po kujdesem që Demarkacioni me kalue me ma shumë se 80 vota

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thanë se asht tue u kujdesë që Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi të mbështetet nga ma shumë se 80 deputetë.

Simbas Mustafës, në LDK asht tue u sqarue kjo çashtje, tue ba me dije se ka me i heq dilemat nga deputetët që janë kundër Demarkacionit.

Statusi i plotë i Mustafës:

Të dashur miq, Qeveria që unë drejtoj është e përcaktuar ta çoj përpara agjendën zhvillimore dhe integruese të Kosovës. Ne kemi program, të cilin po e zbatojmë, pavarësisht problemeve të trashëguara dhe sfidave e pengesave me të cilat po ballafaqohemi.

Por, ne jemi këmbëngulës për arritjen e qëllimeve, të cilat jemi të bindur se janë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Qeveria që unë drejtoj gëzon mbështetjen e një shumice solide në Kuvendin e Kosovës.

Por, si kryeministër dhe si njëri prej partnerëve kryesor të koalicionit, për tema të ndjeshme, nuk preferoj asnjëherë të testojë fuqinë e votave. Unë po kujdesem vazhdimisht dhe sinqerisht për t’u siguruar që Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi do të mbështetet nga mbi 80 deputetë.

Në LDK është duke u sqaruar gjthçka rreth kësaj çështjeje dhe jam optimist se do të jemi unik në mbështetjen e ratifikimit të marrëveshjes. Jam optimist se edhe partnerët e koalicionit po bëjnë të njëjtën gjë me deputetët e tyre.