Mustafa: Potencialet e ekonomisë digjitale s’janë shfrytëzue n’vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa mori pjesë në konferencën lansuese të “Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative”.

Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa vlerësoi punën e madhe që asht ba në këtë strategji.
Tue fol për faktin se si interneti po ndryshon formën e të bamit biznis, kryeministri tha se potencialet e ekonomisë digjitale nuk janë shfrytëzue sa duhet në Kosovë.

Ma tej, kryeministri Mustafa tha se Qeveria e Kosovës, asht e përkushtueme me krijue krejt mundësitë që të aplikohet revolucioni digjital, tue inkurajue transformimin digjital të bizniseve ekzistuese dhe përkrahjen e ma shumë bizniseve digjitale në vend.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se përgaditja e kësaj strategjie i hap rrugë jo vetëm zhvillimit të sektorit të komunikimeve elektronike, por vë baza të forta dhe solide për nji ekonomi të bazueme në dije, për nji ekonomi që hapnon drejt asaj që sot asht trend botnor, ekonomisë digjitale.
Ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu, ka përgëzue Qeverinë e Kosovës për këtë Strategji.

“Kjo asht nji e arritun e madhe. Ky asht nji shembull se si Qeveria e Kosovës ka punue së bashku me sektorin e IT’ve, i ka ndigjue ata, dhe ka pranue Strategjinë Nacionale për Teknologjinë Informative”, tha ambasadori.

Përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane në Kosovë, Henriette Kotter, tha se e kanë mbështet këtë projekt tue besue se sektori i IT’ve në Kosovë ka nji potencial të madh të zgjanimit, mund të kontribuoj në rritjen e konkurrencës së Kosovës në tregun ndërkombëtar, për me promovue zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.