Mustafa pret Hahn. Qe çka diskutuen!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka prit sot në mëngjes në takim komisionerin Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjanimit, Johannes Hahn.

Vizita e Hahn në Kosovë asht mbas lajmit që dha Komisioni Europian se Kosova ka plotësue tana kriteret teknike për me lëviz pa viza në shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Hahn mbasi do të ketë takime me krenët e shtetit, ma vonë do t’i takojë edhe kryetarët e partive politike në nji tryez, me shpresën që të tejkalohet kriza politike, ku opozita po refuzon të kthehet në Kuvend.