Mogherini: Liberalizimi i vizave përmbushje e andrrave tueja!

Shefja e politikës së jashtme të BE’s, Federica Mogherini asht shpreh e lumtun se Kosova ka arritë me marrë rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave.

Ajo tha se ky asht rezultat i perbashkët i punës së organeve të BE’s dhe institucioneve kosovare.

“Jam e lumtun që e ndaj me ju këtë festë të randësishme”, tha ajo.

“Asht rezultat i nji pune të madhe të përbashkët që e kemi ba”, deklaroi Mogherini në nji konference të përbashkët mbas takimit me kryeministrin Isa Mustafa në Prishtinë.

Tutje, diplomatja e BE’s tha se ndjehet e sigurt në arritjet e krejt institucioneve në Kosovë dhe me shoqninë kosovare.

Ajo e ka pergëzue edhe për arritjen e Kosovës e cila u ba pjesë e UEFA’s, dhe me pas tha se s’ka se si të festohej ma mirë në Kosovë dita e Europës, me 9 Maj, sesa me rekomandimin pozitiv që ka marrë.

“E di se ky hap i liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës asht përmbushje e andrrave të tyne për të lëviz lirshëm n’Europë. E kemi nji mënyrë të punuemit së bashku përmes dialogut”, tha ajo.

 

Mogherini: Rekomandimi i vizave rezultat i nji pune te madhe

Shefja e politikes se jashtme Federica Mogherini tha se Rekomadimi i vizave asht rezultat i nji pune shumë të madhe.

“Sot kemi nji hap shumë të randësishem perpara dhe i shumpritun nga kosovaret”, tha ajo.

Shefja e BE’s ka shtue se permes dialogut asht shumë i randësishëm menyra për forcimin e shtetit.

Kurse Dimitris Avramopulos tha se Kosova i ka përmbush të gjitha kushtet për viza, por ajo duhet ta ratifikoj kufirnin me Malin e zi dhe me forcue luften kunder korrupcionit.

Simbas tij, liberalizimi i vizave e sjell Kosovën ma afer instutcioneve europiane por që shoqnohet me disa obligime.

Mustafa – Mogherinin e Avramopulos n’konferencë për media!

 

Ka fillue konferenca nermjet Mustafes-Mogherinit dhe Avramopulos.

 

Mustafa pret Mogherinin e Avramopulos. Dalin n’konferencë për media!

Kryeministri i Kosovës ka prit në zyrën e tij në Qeveri shefen e politikës së jashtme të BE’s Federica Mogherini dhe Dimitris Avramopulos, Komisioner për Migracion, Punë të Mbrendshme dhe Shtetësi.

Mogherini asht tue qendrue në Kosovë mbasi BE dha lajmin se Kosova ka përmbush të gjitha kriteret teknike për të udhëtue pa viza në vendet e Schengenit.
Mbas takimit do të ketë konferencë në Qeverinë e Kosovës, ku para gazetarëve do të flas Mustafa dhe Mogerini.

 

isamogeriniavromupolus