Mustafa, qe çka tha për puçin ushtarak në Turqi

Kryeministri Isa Mustafa ka thanë se mbështetë institucionet të zgjedhuna nga qytetarët në Turqi.

Ai në nji shkrim në Facebook ka shkrue se në shoqnitë demokratike me shtetin qeverisin ata që kanë marrë mandatin nga populli, tue urue kështu që të stabilizohet gjendja në Turqi

“Në këto moment sfiduese për Turqinë, fuqimisht përkrah institucionet e dala nga vota me vullnetin e qytetarëve të këtij vendi mik të Kosovës. Në shoqnitë demokratike me shtetin qeverisin ata që kanë marrë mandatin nga populli.

Uroj që sa ma shpejtë të stabilizohet gjendja në Turqi dhe të mos ketë viktima të pafajshme”, ka shkrue Mustafa.