Mustafa: Qe kur ka me shkue në komunat në Veri

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklarue se nuk e di datën se kur ka me vizitue komunat në veri të vendit, por premtoi se nji vizitë e tillë ka me ndodhë shumë shpejt.

“Datën nuk mundem me thanë, por shpejt ka me ndodhë vizita në tri komunat e veriut. Unë jam në kontakte me kryetarët, asht shumë përparësi që duhet me u vlerësue, sepse ata po i respektojnë tana rregullat që i ka vnue Kuvendi, Qeveria dhe Ministria e Financave, sa i përket buxhetit dhe rregullat e tjera. Kemi me u marrë vesh me ata dhe kemi me i vizitue edhe ato komuna, kemi me i vizitue edhe projektet që po investojmë tash atje, sepse kemi shumë projekte që investohen në marrëveshje të drejtpërdrejt ndërmjet ministrive përkatëse dhe komunave në veri të vendit dhe ato që financohen nga Fondi për Zhvillim që asht fond i veçantë për investime atje”, ka thanë ai.