Mustafa: Qe sa asht rritë ekonomia e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklarue se, ekonomia e Kosovës gjatë vitit të parë të qeverisë së udhëhequn nga ai, ka shënue rritje prej katër për qind.

Statusi i Kryeministrit Mustafa në Facebook:

Këto të dhëna janë preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime të vogla, por e rëndësishme është se kemi tejkaluar mesataren e shumë viteve që sillej rreth 3 për qind”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

“Edhe pse Kosova ka nevojë për rritje më të lartë, duhet të vlerësojmë si zhvillim tejet pozitiv se rritja ekonomike prej 4 për qind në vitin 2015 është e gjeneruar nga investimet private, sidomos të nxitura edhe nga investimet e huaja direkte. Kur rritja ekonomike shkaktohet nga investimet private, sigurohet qëndrueshmëri në rritje edhe për vitet e ardhshme.

Të dhënat aktuale, tregojnë se viti 2016 ka filluar më mirë se viti 2015.

Rrjedhimisht është e arsyeshme të presim që rritja ekonomike për vitin 2016 të jetë më e lartë. Këtë vlerësim e shohim nga bizneset që i vizitojmë çdo ditë, e shohim nga ekspertët vendorë dhe nga organizata ndërkombëtare.