Mustafa: Qe sukseset e Qeverisë sime

isamustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pohoi se Qeveria e koalicionit PDK-LDK-Lista Srpska, e udhëhequn nga ai, asht tue korrun suksese të mëdha. Bile, ai e ka vlerësue si Qeveri të vendimeve të mëdha.

“Kemi ba reforma në ekonomi, kemi rritjen ma të madhe ekonomike n’rajon, kemi rritë pagat, pensionet, asistencën sociale, finalizuam MSA-në, morëm rekomandimin për liberalizimin e vizave, Kosova u pranue në UEFA dhe FIFA, kemi rritë përkrahjen për komunat…”, ka shkrue Mustafa sot në Facebook.