Mustafa: Qeveria e fokusueme në avancimin e shtetësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ekspertin amerikan të çashtjeve politike në Ballkan, Daniel Serwer.

Gjatë takimit, u bisedue për proceset aktuale në Kosovë dhe për zhvillimet në rajon dhe më gjanë.

Kryeministri Isa Mustafa e ka njoftue për të arritunat e deritashme, sidomos në zhvillimin ekonomik, integrimet europiane si dhe në fuqizimin e shtetit ligjor.

Kryeministri Mustafa shprehu fokusimin e plotë të Qeverisë në avancimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar, tue adresue po ashtu proceset e randësishme shtetnore që lidhen me sovranitetin, lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE’s, transformimin e FSK’s në Forcë të Armatosun, e të tjera.

Daniel Serwer vlerësoi naltë progresin në Kosovë tue përgëzue kryeministrin Mustafa për menaxhimin e suksesshëm të çashtjeve të randësishme shtetnore që janë zhvillue në Kosovë, deri tash.

Serwer, po ashtu, theksoi randësinë e adresimit të temave të mbetuna dhe avancimin e proceseve integruese dhe zhvillimore të Kosovës.