Mustafa: Qeverinë e riformatoj mbrenda jave

Kryeministri Isa Mustafa, bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin kanë vizitue sot Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku edhe kanë mbajtë nji konferencë për media. Mustafa vlerësoi punën e Ministres Hykmete Bajrami tue thanë se ka arritë me i realizue gjatë kësaj kohe shumë objektiva.

I pari i Qeverisë sigruoi se ka me i vizitue të gjitha ministritë si dhe Komunat e Kosovës.

Nji tur të tillë nëpër komuna e ka nisë ma herët edhe Presidentja e Republikës, por nuk dihet nëse Kryeministri ka me e shoqnue Presidenten në këto komuna.

Ai gjithashtu foli edhe për riformatimin e Qeverisë që simbas tij ka me u ba shumë shpejt.

Shefi i Qeverisë tha se ka fol edhe me t’parin e PDK’s, Kadri Veselin për mundësinë e dialogut me partitë opozitare. Simbas tij, që të dy kanë vlerësue se nuk ka pse vazhdohet kjo lloj bllokade në institucione, megjithatë Mustafa përjashtoi mundësinë e shkuemjes në zgjedhje të reja.