Mustafa: Qysh dijtën me rrxue Qeverinë, tash le ta formojnë atë

Zyrtari i LDK, Muhamet Mustafa, situatën mbas zgjedhjeve e ka komentue në FB. Ai ka thanë se ata që e rrxuen qeverinë “Mustafa” e duen në koalicion, mirëpo simbas tij zgjidhja e duhun kishte me qenë që LDK me ndejt në opozitë, ndërsa qeverinë ta formojnë iniciuesit e mocionit.

“Mocionistat tash duhen me dijte me u ba bashke me formue Qeverne, ashtu siç diten ne menyre joparimore ta rrexojne Qeverine e udhehequn nga LDK”, ka shkrue Mustafa në FB, tran

Ky asht postimi i plotë i tij:

TASH E DUAN NE KOALICION QEVERINE QE E RRENUAN, ose Mocionistet le te behen bashke per krijimin e Qeverise ashtu siq u bene bashke ta rrexojne Qeverine e udhehqur nga LDK, perkatesisht kryemnistri Mustafa

Kjo situata pas zgjedhjeve duket mjaft interesante. Para me pak se dy muajsh mocionistat dhe aderuesit e tyre u bene bashke qe ta votojne ate dokument qe kishte nje permbajtje te sajuar dhe te paargumentuar, duke e i ndalur shume procese reformuese, vecmas ne ekonomi, po edhe duke e futur vendin ne pasiguri sa i perkete konstituimit te Kuvendt, e sidomos Qeverise se re. Natyrisht se mocionistat dhe aderuesit e tyre kane marre me kete nje pergjegjesi te madhe dhe tash kur kane deshtuar ne projekcionet se sa vota mund te marrin i qasen pragmatizmit.

Ne politike Pragmatizimi eshte i dobishem, por as pragmatizmi nuk duhet te kaloje mbi disa parime. Nuk di mbi cafre kredoje disa koalicione ose parti tash e ftojne LDK qe te hyje ne koalicion me ta.

LDK natyrisht se ka mundesine te zgjedhe , por per mua pozicioni i saj me i mire tash eshte te mbetet ne opozite dhe punoje shume ne forcimin organizativ e progamore te Partise .

Mocionistat tash duhet te dijne te behen bashke ta formojne Qeverne, ashtu siq diten ne menyre joparimore ta rrexojne Qeverisne e udhehequr nga LDK.