Mustafa: Qytetarët dhe institucionet përkulen para familjarëve të herojve që i dhanë Kosovës bijtë e tyne

Mbas ndarjes nga jeta të Fetije Ramadanit, nanës së heroit Agim Ramadani, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ngushëllue familjen Ramadani dhe qytetarët e Kosovës.

Mustafa shprehu dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e nanës që i dha Kosovës nji hero të madh të kombit, nji intelektual brilant dhe nji luftar të paepun të lirisë.

Qytetarët dhe institucionet e Republikës përkulen para familjarëve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit që i dhanë Kosovës bijtë dhe bijat e tyre, të cilët me luftën dhe veprimtarinë e tyre i sollën vendit lirinë, demokracinë dhe pavarësinë”, ka thanë kryeministri Mustafa, me këtë rast.

Fetije Ramadani ndërroi jetë sot në moshën 85 vjeçare. Varrimi i saj bahet nesër, në 13:00 në fshatin Zhegër të Gjilanit.