Mustafa: Radikalizmi, nji e keqe kërcënuese

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësue se ekstremizmi dhe radikalizmi fetar po shfaqen edhe në specifika lokale, tue u përpjekë me u kërcënue nji nga shtyllat kryesore të identitetit të shqiptarëve, si shumicë që ka të bajë me tolerancën fetare.

“Kjo asht nji e keqe kërcënuese për të gjithë neve”, ka thanë Mustafa gjatë takimit të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe Shqipnisë, të mbajtun të Premten në Prishtinë.

Në kuadër të angazhimeve konkrete për luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit, me 12 Mars të vitit 2015, Kuvendi i Kosovës kishte miratue Ligjin që ndalon pjesëmarrjen në konfliktet e hueja, i cili hyni në fuqi me 18 Prill.

Megjithatë, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka vnue në pah se, autoritetet përgjegjëse në Kosovë kanë qenë pa përvojë në trajtimin e rasteve të terrorizmit, komunikimit, si dhe shkëmbimit të informacioneve mes agjencive të ndryshme.