Mustafa reagon mbas koalicionit PDK-AAK-NISMA: Hoti asht zgjidhja ma e mirë!

Kryeministri në largim Isa Mustafa ka reague në Facebook mbas koaliconit parazgjedhor që u zyrtarizue mbramë, në mes të PDK’s, AAK’s dhe Nismës.

Ai insiston se Avdullah Hoti si Kryeministër i ardhshëm, asht zgjidhja ma e mirë për ndërtimin e së ardhmes.

Madje si zgjidhje të mirë e quen edhe koalicionin e tyne të arritun me partinë e Behgjet Pacollit dhe Alternativën e Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit.

 

Postimi i Mustafës: 

 

Kryeministri i ardhshëm, prof. Dr. Avdullah Hoti, është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e të ardhmes sonë. Ashtu siç është koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën. Është gërshetim i së resë, shkencës dhe ekspertizës kulminante biznesore. Është rruga evropiane. IM