Mustafa reagon ndaj Veselit e Haradinajt, kjo asht arsyeja

Kryeministri në largim, Isa Mustafa e ka shfrytëzue rrjetin social Facebook me drejtue akuza kah tashma partnerët e koalicionit PDK dhe AAK.

Mustafa ka thanë se gjatë turit të ndigjimit që e bani Kadri Veseli, simbas tij, populli ia kishte ba të ditun se nuk di të qeverisë.

“PDK e AAK për dy tre ditë paralajmëruen vendimet kapitale për Kosovën. Por, mbasi dështoi në maratonë, mbas dy vjet e gjysë, vendimin ma të madh PDK e mori mbas turit të ndigjimit. Populli i tha dorëzohu se nuk dini me qeverisë dhe u dorëzuen para nji partie të vogël” ka shkrue Mustafa në Facebook.

 

Postimi i Mustafës:

 

PDK e AAK për dy tre ditë paralajmëruan vendimet kapitale për Kosovën. Por, pasi dështoi në maraton, pas dy vjet e gjysmë, vendimin më të madh PDK e mori pas turit të dëgjimit. Populli i tha dorëzohu se nuk dini me qeverisë dhe u dorëzuan para një partie të vogël. Tani, për koalicionin e karavanit të partive, pason “turri”i votës, i cili bashkërisht do t’ua tregoj vendin. Pastaj kanë kohë të mendojnë, me kokë, sesi merren vendimet e mëdha.