Mustafa: Rekomandimi i vizave – shtyllë e randësishme për integrim në tregun europian

Në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se Kosova ka fillue nji kapitull të ri të zhvillimit ekonomik.

MSA-ja nënkupton më shumë stabilitet dhe integritet në rajon. Na nevojitet një energji e përbashkët sepse objektivat e vëna janë pro evropiane. Marrëdhëniet kontraktuare me BE-në do të ndihmojnë në dialogun politik, në forcimin e shtetit ligjor dhe rritjen efiçencës së brendshme. Shtyllë e rëndësishme është rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave sepse do të ndihmoj në integrimin më të lehtë të tregut evropian”, tha Mustafa.