Mustafa: Rekomandimi për vizat, lajm pozitiv për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mbas miratimit të propozimit për liberalizim të vizave nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian ka premtue se vendi ka me punue ma shumë në këtë drejtim.

Ai në nji postim në rrjetin social Facebook ka shkrue se tashma institucionet duhet me i adresue çashtjet e mbetuna dhe me krijue mundësi që qytetarët me lëvizë lirshëm.

Statusi i Mustafës në Facebook:

Sot, morëm një lajm shumë pozitiv nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ku me shumicë të votave është aprovuar rekomandimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Tani institucionet do t’i adresojnë çështjet e mbetura dhe t’i krijojmë mundësi qytetarëve tanë të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

Të punojmë së bashku që të arrijmë këtë sukses të përbashkët!