Mustafa: Serbët duhet me kuptue, pasunitë në territorin tonë janë pronë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shpreh keqardhje për veprimet e zyrtarëve të Listës Serbe për me bojkotue punën e Kuvendit dhe pjesëmarrjen në Qeveri si reagim ndaj Ligjit për “Trepçën”.
Këtë veprim të Listës serbe, Mustafa e ka quejt veprim të ngutshëm mbasi, simbas tij, nuk ekziston asnji arsye që të ketë dyshime e pakënaqësi lidhun me ligjin e “Trepçës”.
N’intervistën për gazetën “Epoka e re”, kryeministri ka vlerësue se vendimi i Listës Serbe për ngrimje të pjesëmarrjes në punën e Kuvendit dhe të Qeverisë asht reflektim ndaj trysnisë së Beogradit mbi Listën Serbe.