Mustafa s’i përgjigjet kërkesës se Thaçit për me ndihmue Amerikën

Kanë kalue pesë ditë që nga kërkesa e Presidentit Hashim Thaçi, ba Kryeministrit në largim Isa Mustafa për ndamjen e 100 mijë dollarëve për qytetarët e Houston të SHBA’ve, të prekun nga vërshimet.

Edhe ma tutje, Mustafa nuk ka thirrë Qeverinë për me miratue kërkesën e Presidentit.

Duket se këtë vendim ka me marrë përsipër Kryeministri në ardhje, Ramush Haradinaj, të cilin sot Presidenti e mandatoi për themelimin e Qeverisë së re të vendit.

Ende nuk dihen arsyet e mosndamjes së kësaj shume nga ana e Kryeministrit Mustafa./metro