Mustafa: S’pranojmë kushtëzime, deputetët u kercenuen me 1 Shtator!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folë për vendimin e Komitetit për të Drejtat Civile, Drejtësi dhe Çashtje të Mbrendshme (LIBE) në Parlamentin Europian dhe ka ba të ditun detaje të reja nga arsyeja e tërheqjes së projektligjit të demarkacionit në seancën e 1 Shtatorit.

Mustafa pa dhanë emna ka shpreh se atë ditë ka pasë shumë presion dhe kercënime individuale te deputetët.

“Për shkak të rrethanave ka pasë shumë presion dhe kercënime individuale te deputetët. Nuk ju kam adresue asnji subjekti politik për kushtëzime, por kam thanë se nuk kemi me pranue asnji kushtëzim” tha Kryeministri Mustafa.

Në lidhje me vizat, kryeministri Mustafa, theksoi se tashma liberalizimi i vizave asht përgjegjësi e jona.

Ai ka njoftue se do të punojnë edhe me opozitën dhe me të gjithë ata që kanë vullnet të jenë në konsulta.

Komiteti i LIBE i Parlamentit Europian (PE) dha mbështetjen e raportit për lëvizje të lirë për Kosovën por nuk dha dritën jeshile për fillmin e negociatave me Këshillin e BE’s për çashtjen e vizave, tue e ngri këtë proçes për Kosovën. Kushti për vazhdimin e liberalizimit të vizave asht miratimi i Demarkacionit me Malin e Zi.