Mustafa, takim të randësishëm në Samitin e Parisit

Në samitin mes vendeve të Ballkanit perendimor dhe BE’s, pritet që Unioni me i caktue disa fonde për me investue në infrastrukturën e vendeve të rajonit.

Gjatë qëndrimit në Francë në kuadër të samitit të Parisit, kryeministri Isa Mustafa asht pritë në nji takim nga presidenti francez, Francois Hollande.

Takimi asht zhvillue në pallatin Élysée dhe në fokus ka pasë marrëdhaniet mes dy vendeve, me theks të veçantë tek ato në fushën e ekonomisë, transmeton lajmi.net.