Mustafa takohet me homologun hungarez, Orban

mustafa1.jpg

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Hungari, Kryeministri Isa Mustafa u takue sot në Budapest me homologun e tij, Viktor Orban.

Simbas Zyrës së Kryeministrit, në takim u bisedue për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, për përkrahjen e Hungarisë për Kosovën si dhe çashtje tjera të interesit të përbashkët.

Mustafa veçoi randësinë e hyrjes në fuqi dhe fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si dhe përmbushjen e kritereve dhe rekomandimeve nga Kosova për liberalizimin e vizave.

Nga ana e tij, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, theksoi vullnetin e vendit të tij për thellimin e bashkëpunimit dhe për me e ndihmue Kosovën në fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Kryeministri Mustafa e ftoi homologun Orban për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë vizitës në Hungari, Kryeministri Isa Mustafa ka pasë edhe takime tjera me përfaqësues të naltë të këtij shteti.